Dje është bërë publike një deklaratë e reperit Gjiko ku i thotë gruas së tij, moderatores së njohur shqiptare, Elita Rudit se ka vetëm një person që nuk do të donte ta intervistonte ajo.
Gjiko thotë se është ish’deputeti e gazetari Milaim Zeka personi i vetëm që nuk do ta intervistojë moderatorja.
Ai e ka arsyetuar këtë veprim duke thënë se shkak është fjalori që përdor Zeka.
Këtyre deklarimeve me humor iu është përgjigjur ish’deputeti.
Ai ka publikuar një deklaratë të tij që e kishte bërë gjatë kohës sa kishte qenë në emision te Elita Rudi.