3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Milanoviq: Nuk e kuptoj pse po armatoset Serbia – mos do ta sulmojë Amerika apo Rusia?

Rekomandime

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka thënë sot se nuk e kupton vendimin e Beogradit për blerjen e sistemit antiraketor kinez, duke vlerësuar se askush nuk do ta sulmojë Serbinë.

“Unë nuk i gjykoj ata – por i shikoj dhe ‘mbetem pa tekst’”, u tha Milanoviq gazetarëve në Rijeka kur u pyet për sistemin kundër-raketor kinez të dorëzuar së fundmi në Serbi.

- Advertisement -

Ai shtoi se kjo është çështje e Serbisë dhe se ka të bëjë me paratë dhe me një vendim të sajin.

“Kroacia nuk do t’i sulmojë ata. Amerika nuk do t’i sulmojë ata. Nëse i sulmon, nuk ka dobi për ta. Unë mund të rrëzoj përsëri dy aeroplanë dhe të jem krenar për këtë, por nuk fitohen kështu luftërat”, tha Milanoviq, raporton N1.

Ai përkujtoi se Serbia nuk është anëtare e NATO-s dhe se nuk e dëshiron këtë dhe ka mbetur “pa patronët brenda natës”.

- Advertisement -

Ai vlerësoi se një armë e tillë “kushton, por nuk bën dallim”.

- Advertisement -

“A dëshiron Rusia t’i sulmojë ata? Jo. Amerika? Kjo nuk do të thotë asgjë për ata. Kroacia? Jo”, tha Milanoviq dhe i bëri thirrje Serbisë të zgjedhë anë.

Kujtojmë se zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar Beogradin në vitin 2020 që të mos blejë sisteme antiraketë HQ-22, duke thënë se Serbia, nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe aleancat e tjera perëndimore, do të duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Ai përkujtoi se Serbia së fundmi ka mbështetur dëbimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke shtuar se ishte “i kënaqur nëse fqinji im e pa këtë dhe nëse më në fund do të jetë anëtar i komunitetit perëndimor të kombeve dhe shteteve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit