1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Milazim Krasniqi: Kushdo që e ka këshilluar Albin Kurtin ta bëjë këtë, ose është tallë me të, ose ka dashtë Iuftë

Rekomandime

Profesori universitar dhe babai i kryetarit të PDK’së, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka drejtuar kritika për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave me Serbinë.

- Advertisement -

Sipas tij, hapja e konfIiktit me Serbinë për tabela veturash është naivitet.

“Kushdo që e ka këshilluar Kurtin që ta hap konfIiktin me serbët lokalë dhe me Serbinë me tabelat e veturave, ose është tallë me të, ose ka dashtë ta paraqet si Iuftënxitës të papërmirësueshëm, që si thuhet popullorqe, për një plesht e djegë jorganin”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Tabelat e veturave do të duhej të ishin në fund të listës së politikave dhe masave të qeverisë sonë, në raportet e saj me serbët lokalë dhe me Serbinë. Para çështjes së tabelave do të duhej të ishin këto cështje:

1. Padia për gjenocid. (Rasti ka qenë ideal të shpallej padia, derisa po vazhdon Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.)

- Advertisement -

2. Shtyerja përpara me bisedime e çështjes së të zhdukurve.

3. Integrimi i arsimit të të gjitha niveleve në sistemin arsimor të Kosovës.

4. Integrimi i shëndetësisë në sistemin tonë shëndetësor.

5. Mbyllja e komunave paralele, q ëpunojnë me ligjet e Serbisë në Kosovë.

6. Krijimi i mundësive për kthimin e serbëve të shpërngulur në vitin 1999, në shtëpitë dhe pronat e veta.

7. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronën e manastirit të Deçanit.

8. Detyrimi i Listës Serbe që të respektojë Kushtetutën dhe të zbatojë ligjet e Kosovës.

9. Hapja e një dialogu të vërtetë me serbët lokalë.

10. Hartimi i një drafti të statutit të bashkësisë së komunave serbe, në pajtim me germen e Gjykatës Kushtetuese dhe ofertimi me të në Bruksel,

11. Krijimi i klimës dhe detyrimit ligjor që serbët ta paguajnë energjinë elektrike, që e shpenzojnë dhe do të mundte, ndonëse prapë jo aq domosdoshmërisht

12. Rregullimi i çështjes së tabelave.

P.S. Kushdo që e ka këshilluar Kurtin që ta hap konfIiktin me serbët lokalë dhe me Serbinë me tabelat e veturave, ose është tallë me të, ose ka dashtë ta paraqet si Iuftënxitës të papërmirësueshëm, që si thuhet popullorqe, për një plesht e dj*gë jorganin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit