-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Milazim Krasniqi: Për herë të parë pajtohem me Albin Kurtin, nuk e kisha menduar kurrë

Rekomandime

Profesori universitar dhe njëri ndër themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi ka shkruar në Facebook se për herë të parë po pajtohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, ndonëse nuk kishte besuar se do të pajtohej me të për ndonjë gjë.

Krasniqi ka mbështetur Kurtin, në deklaratën e këtij të fundit lidhur me arsimin e dobët dhe mungesën e leximit në Kosovë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Prandaj thonë: “Kurrë mos thuej kurrë!”

Kam menduar se kurrë nuk mund të pajtohem me Albin Kurtin për ndonjë gjë, por ja që pajtohem me të, lidhur me arsimin e dobët, mungesën e leximit dhe dijen si vlerë.

- Advertisement -

Ani kur ia pashë në dorë librin e Konstandin Kavafisit, u ngashëreva, sepse ai është njëri nga poetët që i pëlqej shumë. Veçmas poezia e tij “Duke pritur barbarët” është antologjike.

Po përmirësohemi të gjithë, po shihet.

- Advertisement -

Në fakt, vetëm ata që kanë fuqi të përmirësohen, mund të bëhen fitimtarë.

Ndërsa kushdo që përsëritë gabimet e veta, edhe nga fituesi shndërrohet në humbës.

Arsimi i mirë dhe dija e mirëfilltë kështu na mësojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit