1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Miliarderi rus guxon: “Z”-ja, e idiotëve!

Rekomandime

Kritik i qartë ndaj Vladimir Putinit, miliarderi rus Oleg Tinkov, pasuria e të cilit vlerësohet në 4.7 miliardë dollarë nga revista Forbes, është shprehur kundër Iuftës në Ukrainë.

Në faqen e tij në Instagram, ai ka shkruar se nuk njeh asnjë person që do të përfitonte nga kjo Iuftë, të cilin e cilësoi si absurde.

- Advertisement -

“Njerëz dhe ushtarë të pafajshëm po vdesin… Gjeneralët pasi u zgjuan dhe e kuptuan se ushtria e tyre kishte vdekur.

Sipërmarrësit po përpiqen të shpëtojnë atë që ka mbetur nga prona e tyre”, ka shkruar Tinkov.

Sipas Tinkov, Rusia është e zhytur në nepotizëm, servilizë m dhe mani pushteti. Ai tha se 90% e rusëve janë kundër Iuftës, ndërsa shkronja “Z” në shenjë mbështetjeje “është shkruar vetëm nga idiotët që ekzistojnë në çdo vend”.

- Advertisement -

Tinkov i bëri thirrje “Perëndimit kolektiv” t’i japë Presidentit rus Vladimir Putin “një rrugëdalje të qartë nga situata” që do t’i lejonte atij si politikan të “ruaje fytyrën” dhe të ndalojë vrasjet masive.

“Ju lutemi të jeni më të arsyeshëm dhe njerëzorë.”

- Advertisement -

Tinkoff është një biznesmen i cili u përfshi në listën e njerëzve më të pasur në Rusi pas listimit të bankës Tinkoff, e cila u bë një nga institucionet më të mëdha të kreditit në Rusi.

Sipas vlerësimeve të Forbes, pas fillimit të Iuftës në Ukrainë, pasuria e tij ra me pesë herë dhe në mars ai pushoi së qeni miliarder. Në fund të marsit ai u përfshi në listën e personave të sanksionuar nga Britania.

Por deri më 28 shkurt, Tinkoff dënonte Iuftën.

“Njerëz të pafajshëm po vriten çdo ditë në Ukrainë.

Kjo është e pamendueshme, është e papranueshme! Shtetet duhet të shpenzojnë paratë e tyre për trajtimin e njerëzve, për kërkime që synojnë mposhtjen e kancerit, jo për Iuftën. Ne jemi kundër Iuftës”, shkruante në atë kohë Tinkoff.

Më 14 prill, ai shkroi se planet e tij ishin të ndihmonte refugjatët nga Ukraina dhe Rusia që ishin plagosur në Iuftë (me sa duket ka dashur të thotë ushtarë rusë)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit