1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Milioneri nga Skënderaj po i jep 50 mijë€ për atë person që ia sjell këto të dhëna, ja çka po kërkon

Rekomandime

Milioneri nga Skënderaj, njëherit ish-kandidati i pavarur për kryetar të kësaj komune, Sokol Halili ka dalë me një thirrje, përcjell portali Rajoni.org.

- Advertisement -

Ai me anë të një videoje që ka shpërndarë në “Facebook” ka thënë se i jep në dorë 50,000 (50 mijë) euro për atë person që ia sjell disa të dhëna të sakta.

Ai po kërkon informata me të dhëna të sakta për dëshmitarët tradhtarë, që po dëshmojnë kundër çlirimtarëve në Hagë, shpiuna e veteranë të rrejshëm. Këto të dhëna po i duhen Halilit për t’i nxjerrë hapur në publik këta individët e apostrofuar.

Ai ka premtuar se personit do t’ia ruajë edhe anonimitetin. Halili ka thënë se informatat mund të m’i sillni te shtëpia, nëse nuk e dini adresën mund të më thërrisni përmes numrin të telefonit (që e ka në profilin e tij në facebook).

- Advertisement -

Më poshtë e keni videon e plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit