3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Millosheviq dhe Berisha – dy familjet e famshme nga Ballkani që u futën në listën e zezë të SHBA-së

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur “Non Grata”, ish-Presidentin dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën dhe familjen e tij, duke përfshirë bashkëshorten, djalin dhe vajzën.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

“Aktet korruptive të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke shpallur publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në listë të zeze e patën futur edhe familjen e ish-Presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

- Advertisement -

Pavarësisht se Millosheviqi dhe bashkëshortja e tij kanë Mirjana kanë vdekur, në listë të zezë vazhdojnë të jenë djali i tij Marko, vajza e tij Marija, si dhe vëllai Boris me bashkëshorten Milanka Milosheviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit