1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Milot Rashica flet pas dështimit të kombëtares kundër Çekisë

Rekomandime

Sulmuesi i kombëtares kosovare, Milot Rashica, është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes për kualifikime në Euro 2020 kundër Cekisë, ku Kosova humbi me rezultat 2 me 1 e rrjedhimisht e humbi mundësinë për kualifikim direkt.

- Advertisement -

“Zhgenjimi është shumë i madh sepse nuk kemi luajtur sic ne dimë. Sidomos pjesa e parë, ka qenë më e dobëta që e kemi bërë deri tash”, ka thënë Rashica.

Ai thotë se Cekia luajti futboll më të mirë se sa Kosova dhe u angazhu më shumë.

“Çekia e luajti një lojë shumë të mirë. U angazhuan shumë më shumë. I shënuan ato dy gola ashtu sic e shënuan”, ka thënë sulmuesi kosovar, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Ne e kemi lojën tonë që provojmë me pasime të dalim. Por sot shumë gjëra nuk kanë funksionuar”, ka thënë Rashica.

Ai ka thënë se “hijeshia e vetme e sotme kanë qenë tifozët e Kosovës”, të cilët e kanë përkrahur gjatë gjithë ditës së ndeshjes Kosovën që u përballë me Çekinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit