1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mimoza Kusari Lila paralajmëron vazhdimin e bashkëpunimit me VV-në

Rekomandime

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila që aktualisht është deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar vazhdimin e bashkëpunimit me partinë e Albin Kurtit edhe në zgjedhjet e ardhshme.

- Advertisement -

Kusari-Lila i tha Gazetës Express se modaliteti se si do të bashkëpunojnë me VV’në pritet të diskutohet duke mos e përjashtuar edhe mundësinë që koalicioni të jetë Vetëvendosje-Alternativa.

Partitë politike kanë filluar të mobilizohen për zgjedhejt e reja pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari e ka konfirmuar se me VV’në e Albin Kurtit do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe në zgjedhjet e ardhshme.

- Advertisement -

Megjithatë modalitetin e koalicionit me Vetëvendosjen deputetja Kusari-Lila tha se kanë mbetur ta definojnë.

“Ka mbetur me u diskutu, definitivisht bashkëpunimin e planifikojmë prapë me Lëvizjen Vetëvendosje, vetëm do ta shohim formën dhe mënyrën se si kemi me e strukturu për zgjedhjet qëndrore. Më 6 tetor jemi bërë pjesë e listës. Tani do të shohim se në çfarë formati do të bashkëpunojmë. Ende nuk jemi ulë me diskutu, modaliteti ka mbetë me u definu”, tha Kusari-Lila.

- Advertisement -

Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhje me Vetëvendosjen të lidhin koalicion parazgjedhor si VV-Alternativa.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka marrë vendim se zgjedhja e qeverisë së Avdullah Hotit më 3 qershor nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, pasi deputeti Etem Arifi ka qenë i dënuar kur ka marrë pjesë në votim duke e bërë të paligjshme votën e tij vendimtare.

Kësisoj Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se presidenti i Republikës duhet të shpall zgjedhjet të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

U.D së presidentit Vjosa Osmani sot ka takuar përfaqësuesit e partive politike të Vetëvendosjes, LDK’së, PDK’së dhe AAK’së.

Nga kryetarët e partive, vetëm Albin Kurti i VV’së i ka shkuar Osmanit në presidencë për konsultime rreth datë së zgjedhjeve.

Kurse PDK’në e ka përfaqësuar deputeti Memli Krasniqi, LDK’në, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ndërkaq AAK’në, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

Në takimin me Vjosa Osmanin, Albin Kurti ka kërkuar që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejt.

“Ne shprehëm interesim si subjekt politik që zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të kemi një datë që në harkun kohor të jenë sa më të hershme. Na duhen të marrim aktgjykimin e plotë dhe varet nga data kur na vjen ai aktgjykim si palë që jemi në këtë çështje, por nuk e ka edhe përgjigjen e plotë që të jetë aktgjykim i plotfuqishëm, pas kësaj mund të shpallet data e zgjedhjeve, në një hark të caktuar kohor, si e parasheh Kushtetuta. Data sa më herët e mundshme, jemi të interesuar që të mbahen zgjedhjet. Meqë kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të ecim sa më shpejt”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit