1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mini Shengeni”, ndizet alarmi për Kosovën: Ky është skenari Thaçi-Rama-Vuçiq

Rekomandime

“Tani përveç lajmeve gjithnjë e më të hidhura,për tërheqjet e një pas njëshme të njohjeve të Kosovës nga shumë shtete njohëse të pavarësisë së saj, të cilat gjenezën e kanë që nga bërja publike e aventurave çmendurake të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës,tanimë sipas hartës së publikuar, në ‘Mini Shengenin ballkanik’ do të përfshiheshin Serbia me Kosovën brenda kufijve të saj, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Projektuesit edhe ideatorët e lojës me harta në Ballkan, Aleksandër Vuqiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, së bashku me Zoran Zaevin, kanë kaluar së fundi nga fjalët në vepër.

Ata kanë krijuar dhe testuar edhe hartën e shteteve të cilat do të përfshihen sipas tyre, në zonën e “Mini Shengenit Ballkanik”, në të cilën e kanë futur Kosovën jo si shtet i pavarur, por si territor integral i Republikës së Serbisë.

Pas bërjes publike të kësaj harte në mediet serbe, kanë reaguar ashpër analistët politikë duke kërkuar nga politika kosovare që ta kundërshtojnë projektin e tillë, dhe ta ndëshkojnë atë së bashku me pazargjiun Hashim Thaçin dhe UDBA-shët që e rrethojnë dhe këshillojnë atë. Sipas analistëve, ky projekt, vetëm sa e zëvendëson planin e mëhershëm për ndarjen e Kosovës, por që tani e futë të tërën nën okupimin serb, duke e shndërruar atë në koloni klasike të Serbisë.

- Advertisement -

Analisti politik, Gani Qarri tha për “Kosova Sot Online”, se futja eventuale e Kosovës në këtë union, do të ishte fundi i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe riokupim nga Serbia.

Gani Qarri

“Publikimi i hartës së të ashtuquajturit “Mini Shengen” nga gazetat serbe, në të cilën Kosova figuron si pjesë e Serbisë, është projekti më skandaloz i deritanishëm i renegatit Edvin Kristaq Rama, armikut të shtetit tonë Aleksandër Vuçiqit, si dhe kuislingut Hashim Thaçi, të cilët bashkë me UDB-ashet e Kosovës, po bëjnë çmos që Kosovën ta rikthejnë sërish në koloni të Serbisë së Madhe, ta shuajnë pavarësinë dhe zhbëjnë tërësisht shtetin e Kosovës”, tha analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Qarrit, ky lajm është lajmi më i keq që i vjen Kosovës pas atyre për tërheqjen e njohjeve, si pasojë e angazhimit të Serbisë dhe dështimit, mbase të qëllimshëm dhe të orkestruar nga Thaçi e Vuçiq.

“Tani përveç lajmeve gjithnjë e më të hidhura,për tërheqjet e një pas njëshme të njohjeve të Kosovës nga shumë shtete njohëse të pavarësisë së saj, të cilat gjenezën e kanë që nga bërja publike e aventurave çmendurake të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës,tanimë sipas hartës së publikuar, në “Mini Shengenin ballkanik” do të përfshiheshin Serbia me Kosovën brenda kufijve të saj, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina”, u shpreh Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, unioni i tillë është menduar në mënyrë shumë perfide për zhbërjen e shtetit të Kosovës me rrugë diplomatike, prandaj Qeveria e re duhet pasur kujdes nga projektet e tilla tinëzare.

“Në fakt,ky Union, do të ishte një jugosllavi e re në miniaturë, me 16,5 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej 207 mijë e 831 kilometra katror, projekti më famëkeq dhe shkatërrimtar i Edi Rames, Aleksandër Vuqiqit dhe Hashim Thaçit, për shuarjen e tërësishme të pavarësisë tonë dhe zhbërjen definitive të shtetit të Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit