Kryetari i Nismasocialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur rreth përzgjedhjes së emrave për ministra nga partia e tij.
Limaj ka thënë se nuk do të jenë deputetët e zgjedhur që janë në Kuvend por priten e emra të rinj e profesionistë.
“Nisma do të nxjerrë ministra jashtë deputetëve, e kemi pas edhe praktikë nga e kaluara.Nesër kemi komunikim me organet dhe do t’i formalizojmë edhe emrat.
Do të zgjedhim njerëz që kanë aftësi menaxheriale, profesionistë . Janë disa emrat duke u diskutuar por po shohim që mos të jenë emrat e deputetëve që janë në Kuvend.” tha Limaj