0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ministri britanik: Rusia ka përdorur armatim kimik në Ukrainë, nëse ka prova që armatimi i tillë është përdorur, atëherë “të gjitha opsionet janë në tryezë”

Rekomandime

Ministri i Forcave të armatosura në Mbretërinë e Bashkuar tha se Londra po punon për të konfirmuar nëse ushtria ruse ka përdorur armatim kimik në Ukrainë. James Heappy tha se raportet se municione të tilla janë përdorur kundër qytetit jugor të Mariupolit janë qarkulluar në mediet sociale ukrainase.

BBC shkruan se inteligjenca britanike e mbrojtjes dhe inteligjenca ukrainase nuk kanë verifikuar pretendimet e ukrainasve për përdorim të armmatimit kimik.

- Advertisement -

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar po punon për të zbuluar nëse janë përdorur armatim kimik.

Ai përsërit komentet e sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar të hënën mbrëma se Rusia do të “mbajë përgjegjësi dhe se çdo përdorim i armëve kimike është “i neveritshëm” dhe “kalon kufijtë”. Nëse ka prova që armë të tilla janë përdorur, atëherë “të gjitha opsionet janë në tryezë” për sa i përket përgjigjes ndërkombëtare, tha Heappey.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit