1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministri Bytyçi me gjuhë fyese ndaj rektorit të Ferizajt, e akuzon se ua kërkoi CV-të të emëruarve të tij

Rekomandime

Rektorët e universiteteve publike të Kosovës kanë mbajtur gjatë ditës së djeshme një mbledhje të jashtëzakonshme ku kanë diskutuar për rrjedhën e arsimit të lartë në Kosovë, veçanërisht për presionin e shantazhet e MASHT-it ndaj universiteteve publike, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Në një komunikatë nisur për media, nga konferenca e rektorëve të universiteteve publike në Kosovë këta të fundit reagojnë ndaj një letre që ministri Shyqiri Bytyqi, i kishte drejtuar rektorit të Ferizajt, Agron Bajraktari.

“Diskursi i përdorur në këtë shkresë është për keqardhje dhe dëshmi se sa kanë degraduar politikat arsimore në qeverinë e Kosovës dhe sa kanë devijuar partititë politike në trajtimin e arsimit e të kuadrove të arsimit”, shkruhet në letër, derisa, tutje, theksohet se kjo nuk është hera e parë që ministri i tejkalon kompetencat e veta.

Nga konferenca e rektorëve kanë thënë se ndërhyrjet e ministrit të Arsimit i dëmtojnë përpjekjet për ngritje të cilësisë në arsim.

- Advertisement -

Ndyshe, me datë 11 nëntor, ministri Bytyqi i është drejtuar me një letër rektorit të Ferizajt, Agron Bajraktari, ku ka shkruar se janë të shqetësuar dhe të shokuar nga sjellja të cilën e ka quajtur të papërgjegjshme për zgjedhjen e organeve udhëheqëse në universitet.

“Tejkalimi juaj është skandaloz, si për kërkimin e CV-së nga të emëruarit e Ministrit, po ashtu edhe për kërkesën për planin strategjik para konsolidimit të organeve të Këshillit Drejtues”, thuhet në letrën dërguar nga Bytyqi.

- Advertisement -

Bajraktari do t’ia kthente një ditë më vonë këtë letër Bytyqit, e ndër të tjera aty kishte folur edhe për gjuhën e përdorur nga ministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit