4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ministri i Jashtëm serb: Tentuam që ta parandalojmë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviq ka thënë se se fakti që Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike “do të ndikojnë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit”.

- Advertisement -

Selakoviq pranoi se s’e kanë pritur mirë këtë akt dhe se janë mudnuar ta parandalojnë, ndërsa tha se Izreli zgjodhi interesin e SHBA-së para interesit të saj dhe të Serbisë.

“Vetë Izraeli zgjodhi që interesi i tyre për lidhje me Amerikën është më i rëndësishëm për ta. Ajo që është e rëndësishme është që ne të mos marrim pjesë në atë proces, sepse presidenti Vuçiq nuk pranoi të nënshkruante një ftesë për Izraelin për të njohur të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas. Izraeli ta njohë të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas”, i tha Selakoviq RTS-së.

Ai tha se është shumë interesante të shihet nëse do të ketë vende myslimane dhe arabe që do ta njohin pavarësinë e Kosovës pas kësaj, duke shprehur shpresën e tij që kjo nuk do të ndodhë.

- Advertisement -

“Ne kemi bërë përpjekje serioze në marrëdhëniet me Izraelin në vitet e fundit, në marrëdhëniet midis dy kombeve dhe nuk jemi të lumtur për këtë. Është indikative që keni pasur nxitjen e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer për ta mundësuar këtë të ndodhë, ne do ta shohim nëse zbatohen pjesët tjera të marrëveshjes midis Serbisë dhe SHBA-së, të nënshkruar në Washington”, tha Selakoviq.

Ai i iku pyetjes nëse Serbia do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

- Advertisement -

“Vuçiq tha qartë në Washington se varet nga procesi dhe si do të zhvillohet ai në të ardhmen”, tha Selakoviq.

Pavarësia e Kosovës si shtet është njohur dje zyrtarisht nga një shtet shumë i rëndësishëm si Izraeli. Këtë akt e ka quajtur historik ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, i cili me këtë rast ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit