-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ministri i Vetëvendosjes e shpërblen me tender dajën e Kadri Veselit duke ia heqë qafesh edhe konkurrencën

Rekomandime

Ministria e Financave, e udhëhequr nga Hekuran Murati, i ka dhënë kontratë publike përmes një tenderi me procedurë të mbyllur, një kompanie ka përfituar miliona euro nga tenderët në Telekomin e Kosovës.

- Advertisement -

Edhe 12 mijë e 500 euro pritet të barten në xhirollogaritë e kompanisë “InterAdria” L.L.C. nga buxheti i shtetit.

Kompania që merret me aktivitetet e telekomunikimit kabllor, të enjten është shpërblyer me kontratë publike përmes një tenderi një-burimor të udhëhequr nga Ministria e Financave.

Ministria, e cila drejtohet nga Hekuran Murati, ka përzgjedhur firmën “InterAdria” L.L.C. për implementimin e kontratës për “vazhdimin e mirëmbajtjes së sistemit të pagave për të punësuarit publik”.

- Advertisement -

Në emër të urgjencës së projektit, MFPT-ja ka përndjekur procedurën e negociuar pa publikim të kontratës për këtë tender. Ka negociuar vetëm me kompaninë “InterAdria” L.L.C., e cila është shpallur fituese për kontratën e vlefshme 12 mijë e 500 euro.

Kësisoj, bazuar në Dosjen e Tenderit, Ministria e Financave ka eliminuar konkurrencën përmes procedurës së ndjekur për dhënien e kontratës publike për “vazhdimin e mirëmbajtjes së sistemit të pagave”, në të cilën është dorëzuar vetëm një ofertë. Kontrata është paraparë të nënshkruhet të premten, raporton Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

“InterAdria” L.L.C., kompania me të cilën Ministria e Financave lidhi kontratë të prokurimit publik, është regjistruar si biznes më 28 gusht të vitit 2018.

Në regjistrin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), kjo kompani figuron në pronësi të afaristit Shkumbin Kajtazi dhe firmës “InterAdria” N.T.. Dy pronarët e kompanisë, ndajnë mes vete 100 për qind të aksioneve.

Firma “InterAdria” N.T., e cila zotëron 50 për qind të aksioneve të kompanisë simotre “InterAdria” L.L.C., ka pronar Gazmend Kajtazin, i cili është i afërm i Kadri Veselit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës. Siç kishte raportuar “Kohavision” në vitin 2019, ai është i biri i Fazli Kajtazit, vëllait të folkloristit Halil Kajtazi, dajës së Kadri Veselit.

“InterAdria” L.L.C., e cila përfitoi kontratën nga tenderi një-burimor i Ministrisë së Financave të enjten dhe pronarja e 50% të aksioneve të saj, “InterAdria” N.T., kanë pasuruar buxhetin e tyre nga kontrata milionëshe të lidhura me Telekomin e Kosovës në të kaluarën.

Në total, këto kompani nga ndërmarrja publike dikur PTK-ja, tash Telekomi, kanë marrë 10 milionë e 954 mijë e 307 euro, raportonte KTV-ja në janarin e 2019-s.

Ndërkaq, bazuar në të dhënat e platformës “Prokurimi i Hapur” – e cila ofron statistika mbi kontratat e prokurimit publik në Kosovë – firma “InterAdria” L.L.C. figuron si përfituese e mbi 6 milionë eurove përmes kontratave të lidhura me Telekomin e Kosovës.

Ministri Hekuran Murati, publikoi të enjten një listë prej 50 bizneseve të cilat kanë përfituar më së shumti të ardhura nga Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike, të ngritur vitin e kaluar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti. Funksionarë të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, përdorën listën e publikuar nga ministri Murati për të goditur ish-qeverinë Hoti. /Insajderi.org

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit