-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ministri italian: Morëm mbështetje nga SHBA, Franca e Gjermania, por Shqipëria tregoi se ka një zemër të madhe

Rekomandime

“Italia ka dhënë dhe ka marrë solidaritet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania, por, mbi të gjitha unë do të doja të nënvizoja atë të Shqipërisë.

Një gjest i fortë nga një vend, të cilit ne i kemi dhënë kaq shumë në të kaluarën”.

- Advertisement -

Kështu është shprehur ministri italian për Çështjet Europiane Enzo Amendola në emisionin “La vita in vivo” në televizionin “Rai Uno”.

“Unë kam pasur fatin të hap negociatat në emër të qeverisë me Shqipërinë, e cila është një kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Një nga fjalët më të cituara në traktate është solidariteti dhe besoj se Shqipëria ka treguar se ka një zemër të madhe”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit