1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ministri Latifi: Kam lënë një institucion të fuqishëm, kam ardh me ja kthy borxhin Kosovës

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po raporton para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

Me këtë rast, Latifi ka thënë se ai ka lënë një institucion të fuqishëm në New York dhe ka ardhur për të ja kthyer borxhin Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se në Kosovë është përgatitur dhe shkolluar, por që si punëtorët tjerë shëndetësorë, i është dashur ta lëshoj vendin.

“Unë e e kam lënë një institucion jashtëzakonisht të fuqishëm shëndetësorë, ku katër kirurg të pediatrisë i bëjnë 4-5 mijë operacione në vit, ose ku bëhen operacione të jashtëzakonshme. Kam ardh këtu vetëm me një qëllim shumë të thjeshtë, me ja kthy borxhin Kosovës. Unë jam përgatit këtu, këtu e kam kry fakultetin e Mjekësisë, këtu kam mbaru shkollën e mesme të mjekësisë. Për arsye që tani po na ikin specializantët dhe mjekët tanë, edhe unë kam shkuar në Amerikë”, ka deklaruar ai.

Latifi ka thënë se për ta rregulluar shëndetësinë nuk është vështirë askund në botë.

- Advertisement -

“Për me rregullu shëndetësinë në Kosovë dhe kudo në botë, nuk është vështirë fare, vetëm nëse kemi përballë idenë dhe konceptin kush po na duhet, për çfarë po punojmë na. Për me u kujdes ne për pacientin në mënyrë moderne, me standartet më të larta, ne duhet me pas ekipin e mirë. Ekip që formohet prej mjekëve, infermierëve, teknikëve, punëtorëve shëndetësorë, administratorë, prej të gjithë neve”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit