1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ministri Mustafa: Puna e bujqve nuk do të ndalet, këto janë masat lehtësuese për ta

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditura mbrëmë vendimet e reja lidhur me lëvizjen e qytetarëve nga data 15, pra nesër.

- Advertisement -

Pas kësaj ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se puna e bujqve nuk do të ndalet dhe se me kërkesën e tij që të krijohen mundësi pune për bujqit, do të vlejnë masat lehtësuese, vetëm e vetëm për ta, transmeton Indeksonline.

Mustafa falënderoi ata për durimin e treguar, duke thënë se këtë sfidë do ta kalojmë së bashku.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Puna e bujqve tonë nuk do të ndalet!

Me kërkesën time që të krijojmë mundësi pune për bujqit, që tani janë në kulmin e punës së tyre në fushë, do të vlejnë masa lehtësuese, vetëm dhe vetëm për bujqit:

- Advertisement -

– Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.

– Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit

ii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar

iii. Letërnjoftimin

– Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë” i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit. Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net. Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës

ii. Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar

iii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar

iv. Letërnjoftimin personal të tyre

– Kemi përfshirë NACE kodet për leje pune për të gjitha bizneset e zinxhirit të kultivimit, grumbullimit, përpunimit, etj. të ushqimit.

Ju faleminderit për mirëkuptimin që keni treguar, së bashku do ta kalojmë këtë sfidë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit