-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministri Peci: Kemi mungesë stafi pas arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se nuk ka informacione nëse do të ketë aksione të organeve të rendi sa i përket arrestime për keqpërdorime me subvencione.

Ai thotë kjo është punë e institucioneve të drejtësisë, por që thotë se arrestimet e fundit kanë pasur ndikim parandalimin e abuzimit financiar që ka ndodhur qe një kohë të gjatënë këtë ministri.

- Advertisement -

Tutje, ministri Peci tha se po përballen me mungesë të stafit sepse një numër i madh i atyre zyrtarëve janë në arrest shtëpiak ose janë duke u përballur me kallëzime penale.

“ Se a do të ketë aksione të tjera ju takon organeve të rendit të ndjekjes që të prononcohen. Nuk është pjesë e obligimeve të mija. Ndërsa pjesa e ndikimit pashmangshëm që ka pasur ndikim dhe ka të bëjë me parandalimin, abuzimet financiare për një periudhë të gjatë kohore që kanë ekzistuar në këtë institucion”.

“Mirëpo fatkeqësisht është edhe kjo pjesa tjetër që ne po përballemi me vështirësi, mungesë të stafit për shkak se është një numër i madh i atyre zyrtarëve që janë qoftë në arrest shtëpiak ose janë duke u përballur me kallëzime penale për pretendimin e prokurorisë për marrjen dhe dhënien e ryshfetit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit