1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministri rus paralajmëron hyrjen në një “fazë të re” të Iuftimeve në Ukrainë

Rekomandime

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha të martën se një fazë e re e luftimeve në Ukrainë ka filluar dhe se ky do të jetë “një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”.

- Advertisement -

“Ky operacion në lindje të Ukrainës ka për qëllim siç ishte paralajmëruar që në fillim të çlirojë plotësisht republikat Donetsk dhe Luhansk”, tha Lavrov në një intervistë për India Today.

“Një fazë tjetër e këtij operacioni po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”.

I pyetur nëse Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, Lavrov tha se këto akuza vijnë nga pala ukrainase dhe veçanërisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe se Rusia historikisht ka qenë kundër përdorimit të armëve bërthamore.

- Advertisement -

“Ne kurrë nuk e kemi përmendur këtë”, tha Lavrov, duke iu referuar komenteve të bëra nga Zelensky se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Kur u bë përsëri e njëjta pyetje, Lavrov tha: “Kur Bashkimi Sovjetik dhe SHBA në 1987, Gorbachev dhe Reagan vendosën se ata kanë një përgjegjësi të veçantë për paqen në këtë planet, ata nënshkruan një deklaratë solemne se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe për këtë arsye një luftë bërthamore nuk duhet të nisë kurrë”.

- Advertisement -

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me vdekjet e civilëve në Ukrainë dhe atë se forcat ruse duhet mbajtur përgjegjëse, Lavrov mohoi shkeljet.

“Ne kemi ligjin tonë, i cili ndalon ushtrinë të bëjë çdo gjë që nuk lejohet sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Çdo shkelje është absolutisht e regjistruar dhe e hetuar”.

Derisa për masakrën në Bucha, ai vazhdoi propagandën se është e “inskenuar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit