3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ministri Sveçla: Qytetarët ta ndihmojnë policinë me informata, i bëj ultimatum dorasit të dorëzohet

Rekomandime

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë për media i ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione për KRlMlN që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të bashkëpunojë me policinë .

“Unë jam kthy në Kosovë dhe kam ardhë drejt në Deçan për ta takuar policinë dhe prokurorët e rastit për t’i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për zbardhjen e rastit.Dua t’i bëj ftesë qytetatëve që përçfarë do informacioni ti drejtohen prokurorisë dhe policisë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë”, tha ai.

- Advertisement -

Sveçla poashtu tha se i bën ultimatum autorit të KRlMlT të mbrëmshëm që të dorëzohet.

“Unë I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai i rëndon të tjerët, ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale.Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti”, tha ai.

Tutje ministri Sveçla u shpreh se kanë informacione të ndryshme dhe hetimet po bëhen në disa pista.

- Advertisement -

“Tash kemi informacione të ndryshme në rrugë të ndryshme të cilat policia e Kosovës është duke I trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që po hetohen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë speciale dhe prokurorinë e rastit, poashtu kemi koordinim me AKI-në që rasti të zbulohet sa më parë dhe vrasësi të vihet para drejtësisë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit