1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ministri Vitia thotë se të prekurit me koronavirus në Shqipëri do t’i strehojë në Kosovë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, sot në një takim të zhvilluar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi kanë diskutuar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë si dhe për koordinim të aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

- Advertisement -

Në këtë takim, Ministri Vitia ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren.

“Kjo është pjesë e një bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, por edhe obligim vllezëror për të ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Ministri Vitia.

Ambasadori Minxhozi nga ana e tij ka falënderuar Ministrin Vitia dhe Ministrinë e Shëndetësisë për gatishmërinë për të kontribuar në fuqizimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve të dy shteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit