0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ministria e Shëndetësië apel të moshuarve: Priteni thirrjen për vaksinim anti-Covid

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka dhënë informacionet e fundit sa I përket cështjes së vaksinimit anti-Covid në vendin tonë.

- Advertisement -

MSH në njoftimin e saj, apelon tek të gjithë personat e moshuar që ta presin thirrjen e institucioneve kosovare dhe t’u përgjigjen pozitivisht profesionistëve shëndetësor për ta kryer procesin e vaksinimit.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave të moshës mbi 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike, që të presin thirrjen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit dhe mos të drejtohen në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të vaksinimit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës.

Të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksionohen grupet e tjera sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat e moshës mbi 80 vjeçare”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Lexojeni të plotë thirrjen e MSH-së

Njoftim për qytetarët ( e moshuar) rreth vaksinimit kundër COVID-19

- Advertisement -

Prishtinë, 29 mars 2021

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe lëhtësimit të qasjes në këtë proces, sidomos për grupet prioritare që do të vaksinohen me dozat e para të vaksinës kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave të moshës mbi 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike, që të presin thirrjen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit dhe mos të drejtohen në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të vaksinimit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës.

Të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksionohen grupet e tjera sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat e moshës mbi 80 vjeçare.

Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëvë do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik.

Prandaj, me mirëkuptimin e plotë, MSh u bën thirrje personave të moshuar, që të presin thirrjet për vaksinim dhe të veprojnë sipas udhëzimeve që do t’i marrin gjatë gjithë procesit të vaksinimit të tyre kundër COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit