-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministria e Shëndetësisë i reagon Limajt, tregon në detaje me çka e furnizoi Malishevën

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka vizituar komunën e Malishevës, e cila ka numrin më të prekur me covid-19.Ai aty ka thënë se një barnatore ka ndihmuar komunën më shumë se qeveria e Kosovës, është për çudi që ende ministri i Shëndetësisë ende nuk e ka kontaktuar komunën e Malishevës.Por Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas deklaratës së Limajt.

- Advertisement -

Në një komunikatë për media kanë treguar se me çfarë mjete kanë ndihmuar komunën e Malishevës nga 11 mars deri më 27 mars.Ndër to ka pasur edhe furnizime si: barna esenciale, dorëza, veshje për personelin shëndetësor, dezinfektues termometra, dorëza sterile.

Komunikata e plotë:

Me qëllim të informimit të drejtë të publikut e qytetarëve dhe kursimit të tyre nga informatat e pavërteta, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informoj publikun për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe njësitë e saj.Me datën 11 mars 2020, ende pa pasur asnjë rast të vërtetur me Covid-19 në Malishevë, MSh e ka furnizuar QKMF-në e kësaj komune me:

- Advertisement -

· 90 Maska Respirator FFP2·

80 Veshje për personelin shëndetësor·

- Advertisement -

1800 dorëza·

40 dezinfektues·

4 termometra infra redMe datë 15 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:·

500 maska mbrojtëse dhe·

4800 dorëza sterile dhe jo sterileMe datë 20 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:·

100 Respirator Maska FFP2·

40 veshje (L)·

40 veshje (M)·

30 veshje (L)·

40 mburojë për fytyrë

10 syze mbrojtëse

· 4000 dorëza (L)·

4000 dorëza (M)·

50 litra alkool etilik·

4 dezinfektues 500 ml

Me datë 27 mars 2020, QKMF në Malishevë është furnizuar me:· 120 Respirator Maska FFP2· 100 maska kirurgjike· 50 rroba mbrojtëse· 10 sete sterile (kombilizone)· 1 Dezinfetktues 5 litërsh· 10 qese 15×80· 10 qese 600 x780· 100 përparëse për një përdorim· 10 këmisha për pacientë· 96 letra (rollne) higjienike· 48 litra alkool etilik· 1000 dorëza (M)· 1000 dorëza (L)· 100 kalaqeKrahas furnizimeve të dedikuara për mbrojtje nga Covid-19, QKMF e Malishevës ka marrë edhe furnizimin tjetër të rregullt me barna të Listës Esenciale.MSh është e vetdijshme që interesimi i secilës komunë është që gjatë kësaj kohe të ketë furnizime sa më të mira, por në përgjegjësinë e MSh-së është që të kujdeset për të gjitha komunat, duke siguruar personelin shëndetësor në radhë të parë.Gjithashtu, informojmë opinionin se mjetet e dërguara në Komuna janë për mbrojtje të personelit, sidomos gjatë kontakteve të para me pacientët me Covid-19, derisa trajtimin e tyre e bën Klinika Infektive për rastet që kanë nevojë për terapi dhe tretman spitalor.Me procedurat e filluara për furnzime të reja, MSh ditëve në vijim do të ngris edhe më tej nivelin e furnizimeve në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Komunën e Malishevës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit