-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim për shtetasit që vinë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë

Rekomandime

Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COvid-19, nga ministria e Shëndetësisë në Kosovë theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.

- Advertisement -

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen në shtete me rrezik të lartë për Covid-19”, kanë deklaruar Ministria e Shëndetësisë e Kosovës për Alsat.

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë  për Alsat nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut javën e kaluar vendosi hapjen e kufijve pa test PCR me vendet e rajonit. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Gurbi, sot deklaroi se nga nesër do të mund të udhëtohet në shtetet fqinje pa pasur nevojë të tregohet testi PCR.

- Advertisement -

“Prej nesër qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në shtetet fqinje, pa pasur nevojë që të tregohet test PCR. Siç e dini, ne me Shqipërinë mund ta kalojmë kufirin dhe qytetarët e Shqipërisë mund të vijnë te ne pa treguar test dhe shpresoj se kjo do të fillojë edhe me Kosovën dhe Serbinë qysh nesër, pasi qeveritë e atyre shteteve ishin pozitiv për hapjen e kufijve”, deklaroi Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit