5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ministria e Shëndetësisë: Naser Ramadani vazhdon të jetë drejtor i IKSHPK-së

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për medie, ka bërë të ditur se Naser Ramadani, do të vazhdojë të jetë në krye të IKSHPK-së, shkruan Gazeta Blic.““Ju njoftojmë po ashtu se prof. Dr. Naser Ramadani, vazhdon të jetë drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili bashkë me kolegët janë 24/24 në krye të detyrës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

- Advertisement -

Tutje në deklaratë thuhet se me propozimin e Naser Ramadanit, përfaqësues i IKSHPK-së në Bordin e SHSKUK-së është zgjedhur dr. Xhevat Jakupi.

“Me propozimin e Prof. Ramadanit dhe pëlqimin e tij, përfaqësues i IKSHPK-së në Bordin e SHSKUK-së është zgjedhur dr. Xhevat Jakupi, mikrobiolog, i cili është përgjegjës për testimit me RT-PCR të mostrave të mbledhura për testim në COVID-19”, thuhet tutje në deklaratë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit