-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ministria e Shëndetësisë tregon si do të lëvizet nesër

Rekomandime

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër-Bajramin. Por për dallim nga herave të tjera nuk do të falet namazi i Bajramit nëpër xhamia, e as nuk do të ketë vizita familjare.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se nuk do të ketë masa shtesë, por vetëm ato që janë në fuqi, shkruan Periskopi.

Lëvizja e qytetarëve do të bëhet në bazë të numrit të letërnjoftimit të përcaktuar nga MSh-ja.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një prononcim për Periskopin ka bërë të ditur se nuk do të ketë masa shtesë.

- Advertisement -

‘’Në fuqi janë masat e ndërmarra.  MSH, IKSHPK e BIK u kanë bërë thirrje qytetarëve që të zbatohen rekomandimet për të shmangur ndonjë situatë që rrezikon shëndetin edhe individual edhe atë publik’’, përfundon Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit