-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ministria “harron” se magjistralet asfaltohen, i jep tender kompanisë me 5 cent për m2 – rruga mbetet e gërryer

Rekomandime

Një kontratë e dyshimtë është zbatuar nga Ministria e Infrastrukturës që ka të bëjë me mirëmbajtjen e një pjesë të rrugës nacionale Prishtinë – Pejë dhe autostradën “Ibrahim Rugova”. Pasojat e kësaj kontratë që është lidhur para afro tri viteve janë prezente në teren.

Në vitin e kaluar kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës kishte gërryer asfaltin e dëmtuar për disa kilometra në të dy anët e rrugës nacionale Prishtinë – Pejë, konkretisht në mes të fshatrave Komoran e Llapushnik. Rruga nuk është asfaltuar asnjëherë.

- Advertisement -

Lajmi.net ka mësuar se në kohën kur kompania kishte nënshkruar kontratë me ministrinë, tek pozicioni i asfaltimit, kishte ofertuar me 0.5 centë për m2, duke mos mundur më pas të asfaltojë pjesën e gërryer, ngase do ta lente aty tërë fitimin.

Në fillim të korrikut të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqej nga Pal Lekaj kishte nënshkruar një kontratë që quhej “Mirëmbajtja rutinore dhe dimërore të autoudhës A7 (Ibrahim Rugova) e A6, nga udhëkryqi A7 A6 deri në kyçjen në Konjuh si dhe rrugën Nacionale N9”.

Kontratë ka qenë e ndarë në 2 lot (pjesë).

- Advertisement -

Lot 1 e kishte fituar kompania “Famis Co –HC” SHA në vlerë të përgjithshme 4,276,744,89 euro dhe kishte të bënte me mirëmbajtën e autoudhës R7 (Morinë -Gjurgjicë), segmenti 1-5, kyçja dhe dalja në autoudhë.

Pjesën e dytë e kishte fituar grupi i kompanive “Damstation Project & Via Engantia& Urban” në vlerë prej 3,500,654,70 euro, dhe kishte të bënte me mirëmbajtjen: Segmenti Besi -Gjurgjicë, udhëkryqit të autoudhës A7/A6 – deri në Konjuh dhe kyçja me rrugën nacionale N2.

- Advertisement -

Pra, rruga në afërsi të Komaranit është gërryer nga konzerciumi “Damstation Project & Via Engantia& Urban” .

Lajmi.net ka mësuar se aty janë gërryer 220 mijë m2 asfalt, që aktualisht në treg kushton rreth 6 euro m2 me fibra, e që kompanisë do t’i kushtonte rreth 1.3 milionë euro, po ta asfaltonte. Por, kompania, sipas kontratës që e ka parë lajmi.net, tek lista e çmimeve të kontratës, kapitulli 5 që ka të bëjë me “Mirëmbajtja e shtresave të asfaltit”, pika 5.5 ka paraparë pozicionin “Shtesa e re qarkulluese SMA, 11 me trashësi mesatare prej 4 cm me gërryerje”. Në këtë kontratë, për tri vite, për këtë pozicion kanë qenë të parapara të asfaltohen sasia prej 210, 600. 00 m2, në një vlerë prej 0,5 cent për m2. Totali i saj i bije vetëm 10 mijë e 530 euro.

(Oferta në kontratë)

Në ministrinë e Infrastrukturës nuk kanë dashur të përgjigjen rreth këtij problemi, lidhur më atë se pse nuk është asfaltuar rruga, apo kur do të asfaltohet.

Sipas informatave jo zyrtare, kompania kishte ofertuar më çmime “për toke” vetëm që ta fitonte kontratën, duke mos llogaritur që do të kërkohej asfaltimi i rrugës, ndërkohe në pozicionet tjera kishte vendosur çmime tejet të larta. P.sh. Duke e ditur se në terren mund të shfaqet nevoja vetëm për riparim të ndonjë pjesë të rrugës, kishte vendosur çmim prej 12 euro për m2 për pozicionin 5.2 “Riparimi i gropëzimeve, gjurmëve, plasaritjeve të shtresës qarkulluese deri në 4 cm trashësi”. Për këtë pozicion ishin paraparë intervenimi në 1200 m2 në një çmim prej 14,400 euro. 99 mijë euro ishte paraparë vetëm pastrimi dhe larja se paku 2 herë në vit e sipërfaqes qarkulluese për 165 km, që i bije 600 euro për 1km.

Brenda këtij tenderi, ishte edhe kontrata për lot 1 e fituar nga kompania “Famis Co –HC” për mirëmbajtën e autoudhës R7 (Morinë -Gjurgjicë), segmenti 1-5, kyçja dhe dalja në autoudhë.

Se çmimet në pozicione kanë qenë manipulative trigon edhe fakti se pozicioni i njëjtë në dy kontratat: “Ndërrimi i kapakëve të dëmtuar”, kishte çmim enormë të ndryshëm, në kontratën lot 1, ministria ka paguar për një kapak të pusetës 100 euro, ku ishin paraparë 150 sosh, në total prej 15 mijë eurove, ndërsa në lot 2 në kapak është paguar 1.4 cent, ose 150 sosh në vlerë prej 210 eurove.

Ndonëse ka qenë e paraparë që kontratat të përmbyllen në korrik të vitit 2022, ato janë përmbyllur më herët, ngase ministria ka shpenzuar të gjitha paratë e paraparë, mandej edhe më shumë se vlera e nënshkruar e kontratës, ngase devijimi i lejuar nga vlera indikative e kontratës ka qenë, plus ose minus 30 %.

Ndryshe nga kontrata në lot 2, në lot 1, kompania për asfaltimin e 1m2 kishte vendosur çmim prej 0.1 cent, dhe ministria e cila vitin e kaluar është udhëhequr nga Arban Abrashi e kishte urdhëruar që të asfaltojë një pjesë të shtresë qarkulluese rreth 8.600 m2. /M.B -Lajmi.net/

Kontrata lot II e lidhur me “Damstation Project & Via Engantia& Urban”

Kontrata e Famis Co:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit