1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ministria tregon se si do ta përfitojnë punëtorët shtesën prej 100 euro

Rekomandime

Ministria e Financave ka marrë vendim që në Pakon Emergjente Fiskale për ndihmë ndaj bizneseve në kohën e pandemisë COVID-19, të ndahet pagesë shtesë në vlerë prej 100 euro për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve për muajin prill dhe saj. Së fundmi ky dikaster qeveritar ka dhënë detaje mbi procedurën e aplikimit për përfituesit, shkruan “Zëri.info”.

- Advertisement -

“Kjo masë vlen për pagat e muajit Mars dhe Prill por ekzekutimi i pagesës bëhet gjatë periudhës Prill dhe Maj. Për të përfituar nga kjo masë duhet të plotësohen kriteret si në vijim: Jo të gjithë punëtorët e dyqaneve, furrave dhe barnatoreve do të përfitojnë nga kjo shtesë, meqë ajo është e kufizuar në kushtin që punëtori të ketë kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorin gjatë punës së bërë. Punëtorët të cilët nuk e përmbushin këtë kusht nuk mund të përfitojnë nga kjo masë. Punëdhënësit të cilët ushtrojnë veprimtaritë si: dyqanet ushqimore, furrat dhe barnatoret, për punëtoret sipas pikës se lartshënuar, do të ju aprovohet kërkesa automatikisht për kompensim prej 100 euro (bruto) për të punësuarit e deklaruar në listë pagesat mujore në ato veprimtari, për periudhën mars dhe prill 2020”, bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë.

Kështu çdo punëtorë duhet të posedojë llogari aktive nga një bankë e licencuar nga BQK-ja, si dhe aplikimi bëhet nga dorëzimi i listës së punëtorëve nga punëdhënësi.

“Secili i punësuar, në mënyrë që të përfitojë nga kjo pikë, duhet të posedojë llogari bankare në një nga bankat e licencuara në Republikën e Kosovës; Punëdhënësi duhet të dërgoj listën e punëtorëve (duke cekur edhe pozitën) të cilët kanë punuar gjatë muajit Mars dhe Prill në veprimtaritë si: dyqanet ushqimore, furrat dhe barnatore, tek MEPTINIS së bashku me të dhënat e llogarisë bankare të secilit punëtor dhe dëshmitë e deklarimit në ATK të këtyre punëtorëve për muajin Shkurt. ATK ruan të drejtën për të kryer verifikime para ose pas (ex ante /ex post) ngjarjes lidhur me plotësimin e kushteve të Vendimit. Në çfarëdo rasti apo në çfarëdo kohe që konstatohet se punëdhënësi ka përfshirë në listë përfituesë që nuk plotësojnë kriteret e vendimit, ATK do ta inicoj rastin e përfitimit të pabazuar në organet kompetente të rendit, sipas legjislacionit në fuqi. Mjetet sipas Masës 7 buxhetohen tek MEPTINIS në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve”, thuhet në njoftim./zëri

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit