4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ministrit Vitia: Këto dy barna po dëshmohet se po kanë sukses në trajtim të koronavirusit, kemi porositur shtesë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka konfirmuar se sot nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus në Kosovë. Ai ka treguar edhe masat shtesë që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë në funksion të ndalimit të përhapjes së koronavirusit derisa ka thënë se kjo është koha vendimtare për menaxhimin e situatës.

- Advertisement -

Vitia ka bërë të ditur se sot është aktivizuar edhe Plani i Reagimit Kombëtar për menaxhimin e situatës së krijuar gjersa ka konfirmuar se gjendja e të gjithë të infektuarve është e mirë. Vitia ka përmendur dy barna që sipas tij po tregohen të suksesshme në trajtimin e koronavirusit, shkruan Reeporteri.net.

“Kemi siguruar edhe një aparat tjetër që do të vihet në funksion nesër. Janë kontaktuar ambasada të ndryshme për të na pajisur me materiale shtesë dhe po presin përgjigje. Në takimin e djeshëm spitalet private kanë ofruar të gjitha kapacitetet e nevojshme. Sot kemi kontaktuar dhe pritet të sigurohet kontingjenti i parë i respiratorëve shtesë. Për momentin në sektorin privat dhe publik janë 130 respiratorë, por që ende asnjë nuk ka pasur nevojë të përdoret. Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, tha Vitia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit