-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ministrja britaneze i jep një premtim “gjigant” Putinit nëse e ndal Iuftën në Ukrainë

Rekomandime

Sanksionet kundër oligarkëve, bankave dhe bizneseve ruse mund të hiqen vetëm në rast se presidenti rus Vladimir Putin i jep fund pushtimit të Ukrainës dhe zotohet për të mos vazhduar më tej ketë aggression, deklaroi ministrja e Jashtme britanike Liz Truss.

Në një intervistë për “Sunday Telegraph”, ministrja e Jashtme Truss tha se do të kishte një kthim të sanksioneve, në kushtet e mëparshme, nëse presidenti rus do të sulmonte përsëri.

- Advertisement -

Truss njoftoi se një “njësi negociatash” ishte hartuar nga Ministria e Jashtme për të ndihmuar në bisedimet e mundshme të paqes.

Ndërsa trupat e Kremlinit po luftojnë, deklarata e saj mund të shihet si një nxitje e mundshme për Putinin që të ndalë sulmet e tij dhe të arrijë një marrëveshje me Ukrainën.

Pas një muaji lufte, Moska ka dhënë sinjale se mund të reduktojë ambiciet e saj për të luftuar për kontrollin e rajonit të Donbasit në lindje të Ukrainës.

- Advertisement -

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se nuk do të heqë dorë nga territori në bisedimet e paqes, ndërsa vuri në dukje se trupat e tij u kanë dhënë një “goditje të fuqishme” forcave pushtuese.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se aleatët perëndimorë po kërkojnë të zgjerojnë në mënyrë të qëndrueshme sanksionet për të ndëshkuar Putinin dhe ata që mbështesin regjimin e tij. /DPA/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit