-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministrja bullgare vjen me një deklaratë për aksidentin, jep këtë pikëpyetje

Rekomandime

Ministrja e përkohshme për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova për BNT ka komentuar se në ditën e aksidentit është nisur në vendin e fatkeqësisë në autostradën Struma, por pas bisedës me kryeministrin Stefan Janev ai e ka këshilluar të mos shkojë.

Siç ka njoftuar korrespondenti i MIA-s në Sofje, sipas Komitovës që është eksperte për mbrojtje kundër zjarreve të objekteve, ka diçka të çuditshme e ajo është se zjarri ka shpërthyer dhe është përhapur shumë shpejtë që ndodhë në raste shumë të posaçme.

- Advertisement -

“Fatkeqësia me autobusin e Maqedonisë është i kombinuar me zjarrin. Më e vështira nga zjarri është shpërthimi, pasi nuk ka kohë të reagohet”, ka thënë Komitova.

Ajo ka shtuar se rreth nesh është e mbushur me elemente që lidhet me shpërthimin.

“Zjarri në autobusin e ‘Besa Trans’-it ka përfshirë gjëra që shumë shpejtë janë djegur dhe nuk ka pas kohë për reagim nga udhëtarët. Fitohet përshtypje se shoferi nuk ka tentuar të dalë nga autobusi, edhe pse ai ka pasur më shumë kohë të evakuohet nga autobusi. Shoferi e ka njohur këtë rrugë, pasi ka udhëtuar çdo javë. Për fat të keq, raporti nga mbikëqyrja nuk ka përfunduar”, ka thënë ministrja bullgare.

- Advertisement -

Siguria e gardhit të rrugës, ka thënë Komitova është bërë pas projektit të vitit 2002, që nuk do të thotë se është jashtë normave, duke shtuar se në kohën kur është bërë ka qenë sipas rregullave. Ajo ka pranuar se nuk pretendon se autostrada “Struma” është në gjendje të tillë dhe se aksidenti e ka hapur temën.

Komitova ka thënë se do të tentojnë të ndryshojnë shpejtësinë dhe shënimin e rrugës si dhe ta detyrojnë firmën që është përgjegjëse për këtë më shpejtë të përfundojë me projektin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit