-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ministrja e Financave tregon nëse do të ekzekutohen pagat 170 euro para festës së Bajramit

Rekomandime

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka thënë se këtë javë nuk është e mundur që të ekzekutohen pagat prej 170 eurosh nga pakoja emergjente për punëtorët.

- Advertisement -

“Afati i publikimit në Gazetën Zyrtare është tetë ditë pune. Kështu që edhe në këtë javë nuk pritet të ketë zbatim të masave ose paga 170 euro për punëtorët”, ka thënë Bajrami për KP.

Ajo tha se tashmë kanë marrë një ftesë se nesër prej orës 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit 2020 në lexim të dytë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar më 13 korrik në lexim të parë Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

- Advertisement -

Pas miratimit të projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes së tij në fuqi, do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit