0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ministrja Haxhiu poston nga Haga – Bota ta dijë se krimineIët ishin në anën e Serbisë

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga Haga ka shkruar për masakrat e kryera nga serbët në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës 23 vjet më parë.

- Advertisement -

Haxhiu – e cila shkoi në qytetin holandez për t’i takuar ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale – thotë se “bota duhet të dijë sërish, se krimineIët ishin në anën e Serbisë”. Në një postim të kujdesshëm në Facebook, ajo nuk ka përmendur vizitat e saj në paraburgimin e Speciales, shkruan Gazeta Express.

“Shumë prej tyre vazhdojnë ende të mbesin të lirë”, shkroi ajo.

Haxhiu tha se “23 vjet më parë Kosova po përjetonte gjenocid të tmerrshëm të vrasjeve masive të popullsisë civile”.

- Advertisement -

“Një pranverë e cila po karakterizohej me operacione shoviniste të Serbisë ndaj popullsisë shqiptare. Në Pastaselë të Rahovecit më 31 mars 1999 u ekzekutuan dhe masakruan 106 shqiptarë nga ky fshat dhe fshatrat e tjera që kishin ardhur për strehim. Në Burim (Joviq) të Malishevës, më 31 mars 1999 janë vrarë 42 shqiptarë, kufomat e të cilëve janë masakruar. Viktimat ishin nga mosha 16 – 72 vjeç”, shkroi ajo.

“Drejtësia ende mungon për viktimat, për familjarët dhe për popullin e Kosovës. Institucioneve të Republikës iu mbetet të përkushtohen edhe më tej që krimineIët serb të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu.

- Advertisement -

Ministrja Haxhiu të mërkurën ka nisur vizitat në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala – të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë – do të ndajnë një pjesë kohe të dedikuar për vizitat familjare për t’u takuar me ministren dhe anëtarët tjerë të delegacionit që të martën shkuan nga Kosova në Holandë.

Haxhiu nuk do ta vizitojë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. Siç tha të martën në Aeroportin e Prishtinës para se të nisej drejt qytetit holandez, ata nuk na kanë pranuar të takohen me të.

Siç ka njoftuar MD-ja, vizitat te të akuzuarit e Speciales që po mbahen në paraburgim do të zhvillohen edhe edhe të premten.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit