1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministrja Rizvanolli: Opozita po dezinformon, kompania GEN s’ka lidhje me Serbinë

Rekomandime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i është përgjigjur akuzave të opozitës për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo në seancën e Kuvendit akuzoi opozitën se po ndan dezinformata dhe se e kompania GEN-i me Serbinë s’kanë lidhje, pasi sipas saj e njëjta kompani është sllovene.

- Advertisement -

“Kompaninë GEN-i që po e përmendi nuk është kompani serbe, por sllovene. Po më pëlqen që tash e keni ndryshuar kompani sllovene në bazë në Beograd. Kjo është si me thënë kompaninë Coca-Cola me bazë në Serbi dhe me lidh me Serbinë këtë punë, është totalisht palidhje”, tha ajo.

Ministrja tregoi shifrat e subvencionimit të importit të energjisë elektrike gjatë krizës energjetike.

“Për subvencionimin e importit nga qeveria e fundit nuk e di a nuk e njihni fare sektorin e energjisë, apo me qëllim po ndani deziformata. Sidoqoftë, nuk janë ndarë 120 milionë ende, janë ndarë 30 milionë për import për subvencionim të importit të energjisë. Nga këto janë shpenzuar rreth 23 milionë, ndërsa shtatë milionë tjera mbesin në llogari të KEK-ut. Për mënyrën e shpenzimit të tyre, KEK dhe Ministria e Ekonomisë do të ndajnë të gjitha informatat që janë relevante dhe shërbejnë për informim të opinionit… Ndërsa për 97 milionë euro të tjera që janë zotuar, por ende nuk janë ndarë për subvencion, disbursimi i tyre ende nuk ka filluar”, shtoi ajo, raporton kp.

- Advertisement -

Ndërkohë, theksoi se investimet në energji janë bllokuar për shkak të ish-qeverive të kaluara.

“Investimet në energji janë bllokuar për dekada, është e vërtetë, por për këtë mbani përgjegjësi ju që keni planifikuar projekte të dështuara dhe keni dështuar t’i realizoni ato. Nga kompanitë serbe është e vërtet që është importuar që nga vitit 2000 deri në vitin 2014, pas të cilës ka vazhduar të importojë KESCO dhe KEDS pasi i keni privatizuar. Për këto shpresoj që komisioni hetimor parlamentar t’i sqarojë rrethanat si kanë ndodhur dhe a ka përfituar dikush nga kjo”, theksoi Rizvanolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit