4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Miratohen masat e reja: Mbyllen çerdhet, shtyhet fillimi i mësimit edhe për dy javë

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së virus Covid-19.

- Advertisement -

Procesi mësimor është vendosur të shtyhet edhe për dy javët e ardhshme.

Po ashtu Qeveria ka marrë vendim në mbylljen e çerdheve në vend deri më 27 shtator.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në institucionet publike dhe private, deri me datë 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial obligohet të punojë nga shtëpia.

- Advertisement -

Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

Po ashtu, ai tha se studentët për t’u regjistruar në konvikt, duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test PCR apo serologjik.

- Advertisement -

Ndërsa, zëvendësministrja e Arsimit , Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Edona Maloku-Bërdyna, tha se janë përgatitur të gjitha masat e duhura për fillim vitin shkollor, dhe se 80% e stafit arsimor janë vaksinuar.

“Pjesa më e madhe e mësimdhënësve janë të vaksinuar, ku 80% të personelit arsimor janë vaksinuar, shifër kjo e cila po përditësohet dita-ditës. Aktiviteti mësimor para-universitar e ai parashkollor pezullohet nga data 26 shtator, dhe masa tjera që e përfshijnë ministrinë e Arsimit”, tha ajo.

Disa nga masat e reja:

Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

– Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit