1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Miratohet Projektligji për Policinë Ushtarake të FSK-së

Rekomandime

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Projektligji mori votat e 74 deputetëve për miratim në lexim të dytë.

- Advertisement -

Të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit votuan pro këtij projektligji.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se 74 deputetë votuan PËR, asnjë s’ishte kundër si dhe nuk pati asnjë abstenim. Gjatë miratimit të këtij projektligji në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se ky projektligj do ta ndihmojë policinë e FSK-së që të ketë autorizime për ta kryer misionin e saj.

“Policia ushtarake vepron brenda dhe jashtë kazermave të saj, andaj pjesëtarëve të uniformuar, punonjësve civil të mistrisë së mbrojtjes dhe FSK-së, ky projektligj u mundëson që të kenë autorizimet e nevojshme ligjore në mbështetje të misionit të vet”, kishte thënë ai.

- Advertisement -

Kuvendi miratoi edhe Projektligjin për Turizmin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit