5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mision sekret i amerikanëve, i rrëmbejnë rusëve armën që i vuri në vështirësi

Rekomandime

Një mision sekret amerikan në Afrikë, për të vjedhur armën ruse që i ka kushtuar humbje në fushëbetejë. Nuk është skenari i një filmi të viteve ’80 të shekullit të kaluar, por me shumë gjasa ajo që ka ndodhur në Libi disa muaj më parë, dhe sot e detajuar nga prestigjiozja The Times.

- Advertisement -

Misioni ndodh në një nga zonat më të rrezikshme në botë, ajo Libi e ndarë në disa grupe të ndryshme, në luftë mes tyre, pas rënies së diktatorit Gheddafi. Një nga palët, ajo e gjeneralit Haftar, që kontrollon pjesën lindore të vendit, në vitin 2019 mori një ndihmë ushtarake të madhe nga Emiratet e Bashkuara, dhe ndër to edhe sistemin kundërajror të lëvizshëm rus Pantsir S-1.

Pantsir S-1 i ka hapur vazhdimisht probleme forcave amerikane që partullojnë në Libi por edhe në Siri, me Pentagonin që ka humbur disa dronë.

Fillimisht trajnuesit e sistemit të avancuar, të përbërë edhe nga raketa ajër-ajër, ishin nga Emiratet, por më pas u zëvendësuan nga disa nga mercenarët më të përgatitur në botë, ato të kompanisë ruse Wagner. Mercenarët korrën suksese të mëdha për Haftarin, duke shkatërruar edhe disa drone amerikane dhe italiane që patrullonin fshehurazi. Por kur mercenarët rusë u tërhoqën papritur, në pranverën e vitit të kaluar, disa nga këto armë mbetën në terren, të shkatërruar nga dronët turq në mbështetje të presidentit Serraj.

- Advertisement -

Aty filloi misioni për marrjen nën kontroll të kësaj arme, që i ka kushtuar forcave amerikane humbje të tjera edhe në Siri, falë sistemit të shënjestrimit automatik të armiqve.


Forcat e Tripolit, rivale të Haftar, arritën të parët të vendosin duart mbi armën ruse, por më pas ajo fluturoi me anë të një avioni C-20 drejt Europës dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, për të studiuar teknologjinë saj dhe mënyrën për ta neutralizuar.Rusët, nga ana tjetër, nuk duken tejet të shqetësuar, duke nënvizuar se sistemet që i kishin dhënë Emirateve, dhe që përfunduan në Libi, nuk përfaqësonin gjeneratën më të re të Pantsir S-1.

- Advertisement -

Ndërkohë, analistë amerikanë mendojnë se ngjarja doli sot në pah më së shumti për të ulur reputacionin e ushtrisë të Emirateve, me të cilën administrata e re Biden nuk duket se ka një marrëdhënie të mirë.

Një nga vendimet e para të Shtëpisë së Bardhë nën demokratin ka qenë pikërisht anulimi i një kontrate të majme me Emiratet e Bashkuara, shumë e shtyrë nga Trump, që parashikonte furnizimin e vendit arab me avionët F-35, nga më të avancuarit në botë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit