1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mjekët nga Kosova dalin vullnetarë për t’u vaksinuar në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nuk i dërgon

Rekomandime

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë gati listën e punëtorëve shëndetësorë, të cilët kanë dalë vullnetarë për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Shqipëri. Përkundër përgatitjes së listës, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë një vendim për dërgimin e tyre për vaksinim.

Kërkesës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vaksinim të punëtorëve shëndetësor nga Kosova në këtë shtet, i janë përgjigjur pozitivisht këta të fundit.

- Advertisement -

Përkundër që ata janë shprehur vullnetar për t’u vaksinuar në Kukës, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal për dërgimin e tyre për vaksinim.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë thënë për Express se kanë dërguar kërkesën tek klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas këtij institucioni, listat me vullnetarët për vaksinim më pastaj janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

- Advertisement -

“ShSKUK, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, ka dërguar kërkesën tek klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Klinikat dhe spitalet e përgjithshme i kanë dorëzuar listat me vullnetarë për vaksinim, të cilat më pas janë dorëzuar tek Ministria e Shëndetësisë”, është thënë për gazetën.

Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se kanë mirëpritur këtë gjest të Qeverisë së Shqipërisë dhe se varet nga vullneti i personelit shëndetësor për vaksinim.

- Advertisement -

Nga kjo ministri nuk kanë treguar se kur do t’i dërgojnë punëtorët shëndetësorë për vaksinim.

Mirëpo është thënë se fokusi është që vaksinimi të fillojë sa më parë në Kosovë.

“MSh ka mirëpritur këtë gjest të Qeverisë së Shqipërisë. MSh ka kërkuar nga SHSKUK që të përgatisin listën e personelit shëndetësor që dëshiron të vaksinohet në Shqipëri vullnetarisht, një numër simbolik sa është ofruar nga Shqipëria. Pra, varet edhe nga vullneti i personalit shëndetësor, me që vaksina ka efekte preventive, por ligjërisht jo e detyrueshme, se paku deri tani. Por, fokusi është që vaksinimi të filloje sa më parë në Kosovë”, kanë thënë zyrtarë për informim në MSH për Express.

Vonesat për dërgimin e personelit shëndetësor për vaksinim në Shqipëri, i ka kritikuar kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla,

Mirëpo, pas deklaratave të tij, nga Ministria e Shëndetësisë kishin thënë se nuk kanë marrë asnjë shkresë zyrtare.

Ai ka thënë se ende nuk i është kumtuar diçka zyrtare për vaksinimin e stafit shëndetësor, derisa është shprehur se Ministria e Shëndetësisë nuk është e disponuar që të komunikoj me ta.

“Unë nuk kam ende diçka zyrtare nga ta, është një lojë që po luhet mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së SHSKUK’së. Nuk është kompetentë Valbon Krasniqi të dërgoj lista, kompetente është ministria, që duhet të komunikoj me mjekësin primare sekondare e terciare. Ministria nuk është e disponuar që të komunikojë me ne, janë më shumë deklarata politike”, ka deklaruar ai.

Syla ka thënë se një numër i konsiderueshëm i punëtorëve shëndetësore janë të interesuar për t’u vaksinuar në Shqipëri.

Tutje ai ka thënë se si Federatë kanë insistuar për dërgimin e tyre në Shqipëri dhe se kanë qenë të gatshëm edhe ta organizojnë vetë transportin, por që nuk ka pasur disponim nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më 12 mars të këtij viti kishte thënë se janë gati që të organizojnë vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova në Kukës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit