3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

‘Mjekrroshat apo Bradonja’: Grupi kriminal më i rrezikshmi në Veri që udhëhiqet nga Radojicic

Rekomandime

Grupi kriminal më i rrezikshmi në Mitrovicën e Veriut njihet me emrin ‘Mjekrroshat’ apo në serbisht ‘Bradonja’, ky grup udhëhiqet nga krimineli Milan Radojicic, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Këtë grup kriminal që është më i rrezikshmi në Veri dhe përkujdeset për tensionimin e situatës atje, pengimin e autoriteteve kosovare për kryerjen e detyrës dhe shumë aktivitet kriminale tani e ka zbuluar edhe Prokuroria e Shtetit të Kosovës.

Prokurori Sylë Hoxha, i cili po merret me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic, po thotë se grupi ‘Mjekrroshat’ është një grupet më kriminale në atë pjesë dhe numri një i saj është Radojicic, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanovicit dhe dy vrasjeve tjera.

Ky grup kriminal brenda vetes ka edhe serbë që kanë kryer vepra kriminale në Serbi dhe janë ardhur dhe strehuar në Veri të Kosovës, kështu duke ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale dhe mbrojtur Radojicicin.

- Advertisement -

“Ai (Radojecic) e ka edhe një grup tjetër të ashtëquajtur ‘Mjekrroshat’ apo ‘Bradonja’ ku ka pasur persona që kanë ardhur nga Serbia që kanë kryer vepra kriminale atje dhe janë ardhur janë strehu në pjesën Veriore, përpos që kanë kryer vepra penale tjera këtu ata kanë qenë edhe mbrojtja e Radojocicit”, tha Hoxha, transmeton Gazeta Metro.

Ky grup kriminal në Veri fillimisht ishte udhëhequr nga Zvonko Veselinovic, por pastaj atë e ka marrë përsipër dhe është bërë shef i saj, Milan Radojicic, i cili është edhe nënkryetar i Listës Serbe.

- Advertisement -

“Grupi kriminal ka vepruar edhe më herët ku shef i atij grupi ka qenë Zvonko Veselinovic, por ndërkohë Milan Radojecic ka marrë këtë front për pjesën Veriore të Mitrovicës dhe udhëheq me grupe kriminale”, tha Hoxha, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se që nga vrasja e Oliver Ivanovicit në Veri, Njësia Speciale që disa herë po bën aksione dhe po arreston persona të përfshirë në këtë grup kriminal, në mesin e tyre edhe policë të Kosovës që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit