1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Mjeku i arrstuar në Podujevë ka kontrolluar 2280 pacientë brenda 90 ditëve”

Rekomandime

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se asgjë nuk e arsyeton sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti, e ku mbrëmë refuzoi që t’i jap ndihmën një pacienti të moshuar në QKMF-në në Podujevë.

Por, ai ka thënë se mjeku Hoti ka kontrolluar 2280 pacientë brenda 90 ditëve, numër ky mjaft i lartë, për çka Sejdiu aludon se mund të ketë ndikuar në sjelljen e tij.

- Advertisement -

“Një mjek 64 vjeçar, unë mora statistika dje nga Qendra Mjekësore në Podujevë, ku gjatë ditës së djeshme i ka kontrolluar 47 pacientë dhe për tremujorin e parë ka pasë 2280 pacientë. Ajo është mbingarkesë”, u shpreh ai në ATV.

Kujtojmë se dje është publikuar një video, në të cilën shihet se mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti, refuzoi ta mjekojë një pacient me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e punës.

Pas kësaj, Policia ka arrstuar mjekun, ndërsa kolegët e tij kanë kundërshtuar arrstimin, duke protestuar.

- Advertisement -

Mjeku Ibrahim Hoti u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku edhe po trajtohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit