2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mjeku: Kirurgu australian shpëtoi jetët e dhjetëra pjesëtarëve të UÇK-së, nuk u dekorua asnjëherë nga Presidenca

Rekomandime

Shkruan Bajram Mjeku

- Advertisement -

Pengu i jetës

Nëse dikush më pyet, çfarë do të më mbetej peng i jetës nga profesioni im, përgjigjen nuk e kam të vështirë për ta gjetur.

Do të më mbetet peng pse nuk e kam shkruar një skenar filmi sipas librit me titull “Duart e përgjakura, kirurgu në luftë”, i ushtarakut dhe kirurgut australian Craig Alexander Jurisevic, i cili bëri sakrificë të jashtëzakonshme për t’i shpëtuar jetët e dhjetëra pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Dhe, nëse dikush po ashtu më pyet se nga çfarë ndjehesh më së shumti i turpëruar në Kosovën e pasluftës, prapë nuk do të mbetesha pa përgjigje.

Në fakt, në njëzet vitet e fundit, secili nga ne mund të numëroj dhjetëra veprime të turpshme, por më së shumti ndjehem keq pse kirurgu i luftës së fundit në Kosovë, Craig Alexander Jurisevic jo vetëm nuk u dekorua asnjëherë nga Presidenca dhe institucionet e Republikës së Kosovës, por me sa kam marrë vesh, ky kirurug që ka bërë aq shumë për Kosovën dhe djemtë e saj, në mënyrë të heshtur është shpallur “persona non grata” dhe asnjëherë nuk ka pranuar as edhe një ftesë të vetme të vizitojë Kosovën e pasluftës!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit