1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mjeku kosovar tregon gjendjen shëndetësore të pacientëve me Covid-19

Rekomandime

Mjekët në Kosovë e Shqipëri kanë dalë në vijën e parë për të mbrojtur qytetarët potencialisht të prekur nga koronavirusi.

- Advertisement -

Në kohën kur të gjithë qytetarët e Kosovës janë izoluar, janë mjekët tanë ata të cilët po qëndrojnë në krye të detyrës. Me kujdestari aktive e orare të gjata, mjekët kosovarë tash e dy ditë po qëndrojnë në krye të detyrës duke u marrë me pacientët të cilët potencialisht janë infektuar me  virusin kinez covid-19, apo sic njihet ndryshe koronavirusin.

“Ne do jemi gjithmonë aty! Me ekipen kujdestar po pregaditemi me hy në vizitë tek pacientët e prekur nga COVID-19. Jam i bindur se do ja dalim së bashku!. Të gjithë pacientët janë mirë deri në keto momente,ora 00:40:, ka shkruar infektologu Fitim Havolli.

E ndërkohë, Qeveria e Kosovës në javën që po e lemë pas ka marrë vendim që punonjësit shëndetësor gjatë këtyre ditëve të jënë në vendin e tyre të punës për t’u dalë kështu në ndihmë qyetaëreve që janë prekur nga koronavirusi.

- Advertisement -

“Pika 1 e vendimit të Qeverisë për masat kundër koronavirusit thotë: “Ndërprerja e procesit edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020. Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlenë për puntorët shëndetësor dhe për puntorët në sektorin e sigurisë)”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit