1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mjeku shqiptar nga diaspora: Pse vdekshmëria nga Covid-19 është më e ulët në Gjermani

Rekomandime

Redi Llubani është një ndër mjekët e shumtë të Diasporës që sot janë angazhuar në luftën kundër koronavirusit. Mjeku shqiptar, i cili punon në Dusseldorf të Gjermanisë, tregon si paraqitet situata aktuale atje si dhe thekson se ka një sensibilizim të qytetarëve për të ruajtur distancën sociale, një nga masat më të rëndësishme për frenimin e përhapjes së virusit.

- Advertisement -

Ai në një lidhje direkte për “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin nga Gjermania ishte mjeku Redi Llubani.

Po ashtu, mjeku foli për situatën sesi po përballohet koronavirusi në Gjermani, ku në krahasim me shtetet e tjera vdekshmëria është shumë më e ulët. Llubani i cili punon në Dusseldolf tha se mosha mesatare e të prekurve në Gjermani është 45 vjeç dhe kjo ka ndikuar edhe në vdekshmërinë e ulët, shkruan abcnews.al

Sipas tij, ky virus ka prekur kryesisht moshat e reja në Gjermani me imunitet më të fortë, të cilët e kanë përballuar. Po ashtu ai shtoi se në shtetin gjerman nuk është bllokuar lëvizja, por ka një sensibilizim shumë të madh të qytetarëve të cilët respektojnë rregullat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit