1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mjeku shqiptaro-amerikan: Babai im luftoi në luftë dhe nuk kishte frikë, unë kam frikë nga covid-19

Rekomandime

Mjeku shqiptaro-amerikan Fillor Çaushaj ka folur për rrezikshmërinë e panjohur të këtij virusi.

- Advertisement -

Duke e vënë veten në pozicionin e secilit prej nesh, ai pohoi që ka frikë nga ky virus, por pavarësisht të gjithave ka kurajën dhe forcën të luftojë duke ndihmuar njerëzit e sëmurë.

Ai solli shembullin e babait të tij përmes Ora News, i cili pavarësisht se kishte luftuar në luftë nuk kishte pasur frikë, ndërsa ai vetë ka frikë nga Covid-19.

Fillor Çaushaj: Babai im luftoi në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk kishte frikë. Ai ishte burrë më i fortë se unë dhe shqiptar më i fortë se unë. Unë jam doktor, kam frikë, por është detyra ime si human ti ndihmoj këta njerëz dhe unë nuk e lë këtë detyrë. Unë edhe me frikë futëm, por vishem, bëj ato që duhet të bëjë, izoloj veten, jetoj i vetëm, por frika nuk më ndalon të bëj detyrën time për popullin tim që po vuan.

- Advertisement -

Mjeku thotë se ka derdhur edhe lot për kolegët dhe miqtë e tij që e kanë humbur luftën me këtë sëmundje.

Fillor Çaushaj: Dy ditë më parë erdha në shtëpi dhe mora lajmin që një nga shokët e mi që ishim specializantë bashkë kishte vdekur nga kjo sëmundje. Brenda 5 ditëve e kapi dhe vdiq. Të them të vërtetën qava gjithë natën, duke menduar atë shokun tim që tërë jetën e tij e kishte bërë detyrën për njerëzit e sëmurë, ishte një kirurg për fëmijë. Janë shumë doktorë dhe infermierë që po sëmurën dhe më dhemb shpirti për ta, por është detyra jonë për të vazhduar këtë luftë për të shpëtuar popullin tonë. Jam i lodhur, i shqetësuar, po vazhdoj luftën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit