4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mjeku ukrainas: Trupat ruse po mbushin lodrat e fëmijëve me lëndë eksplozive

Rekomandime

Oleksandr Yatsyna, një mjek ukrainas, ka deklaruar se trupat ruse po mbushin me eksplozivë edhe lodrat e fëmijëve.

“Në fillim nisën bombardimet, pastaj ekzekutimet, më pas minat nëpër rrugë, por gjëja më e keqe që po bëjnë është mbushja e lodrave të fëmijëve me lëndë eksplozive. Po shënjestrojnë familjet si një strategji për të tmerruar njerëzit dhe të mposhtin rezistencën. Por, nuk e kuptojnë se sa më shumë tmerre na shohin sytë, aq më trima bëhemi”, tha doktori për “The Times”.

- Advertisement -

Yatsyna thotë se ka frikë që edhe spitali ku ai punon në Kiev, mund të sulmohet: “Nuk kam asnjë garanci, ata mund të sulmojnë këdo. Mund të sulmojnë doktorët dhe pacientët, ne që nuk kemi ku arratisemi jemi shënjestrat parësore. Këtë gjë e kam kuptuar kur u sulmua materniteti në Mariupol. Nuk e besoja dot që një gjë e tillë ndodhi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit