-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mobilizim i madh i qytetarëve, 130 prej tyre plotësuan kushtet për të dhuruar plazmë konvaleshente

Rekomandime

Qytetarët po dhurojnë gjak për t’i ndihmuar të sëmurët rëndë me COVID-19.

- Advertisement -

“E kemi parë që ka kërkesa të mëdha për plazmën e gjakut të personave që kanë kaluar coronavirusin. Unë jam nga ata që e kam kaluar coronavirusin dhe kësaj radhe kam pasur një motiv më shumë për të dhuruar gjak”, thotë për RTV Dukagjinin, Artan Sejdina.

“Është hera e katërt që po dhuroj gjak. Kësaj radhe erdha vullnetarisht pasi e kam kaluar coronavirusin. I ftoj të gjithë qytetarët që kanë kaluar të dhurojnë gjak”, shprehet një tjetër pacientë, përcjell Telegrafi.

Bukurije Zhubi nga Transfuzioni i Gjakut thotë se ka shumë dhurues vullnetarë që kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar personat e prekur nga coronavirusi.

- Advertisement -

“Kemi 640 persona që e kanë kaluar coronavirusin dhe që kanë dhuruar plazmë konvaleshente. Kanë qenë dhurues vullnetarë por kanë deklaruar që e kanë kaluar coronavirusin. Të njëjtët i kemi testuar për antitrupa dhe 130 prej tyre kanë rezultuar se i plotësojnë kushtet për të dhuruar plazmë konvaleshente”, deklaroi Bukurije Zhubi.

Ndërsa infektologu Ilir Tolaj thotë se institucionet kanë dështuar të ndjekin rekomandimet e OBSH-së.

“Mendoj se është dështim i institucioneve shëndetësore dhe atyre qeveritare pasi nuk i kanë futur në protokollet vendore me kohë rekomandimet e OBSH-së”.

- Advertisement -

Plazma konvaleshente rekomandohet të merret në javën e parë të infektimit me coronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit