Një modele është përballur në mënyrën me të sikletshme me një hajdut që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e saj.
Modelja Danii Banks, 29 vjeçe, ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë.
Qentë e saj filluan të lehnin dhe modelja u zgjua për të parë çfarë kishte ndodhur.
Sikurse ishte, nudo, ajo shkoi në dhomat e tjera të shtëpisë dhe aty u përball me një person të armatosur i cili kishte hyrë për të vjedhur.
I dyshuari kërkonte para dhe e detyroi modelen që të hapte kasafortën, por brenda nuk gjeti asgjë.
Më pas u largua nga shtëpia.
E gjithë kjo skenë është filmuar nga një kamera brenda shtëpisë, pamje të cilat janë publikuar për herë të parë nga “TMZ”.
Danii Banks njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur.
Deri tani asnjë arrestim nuk është bërë.
Ngjarja ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.