5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Moderatori i njohur kosovar tregon se si shpëtoi nga shpërthimi në Ferizaj

Rekomandime

Moderatori Shpëtim Desku ka thënë se i ka shpëtuar sot shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj.

- Advertisement -

Desku përmes një postimi në Facebook tha se kishte planifikuar që së bashku me një shok të hanë drekë në po të njëjtin restorant, por që “nuk ishte kismet”.

“Puna e te Madhit Zot .Sot pas bisedes me nje shok nga Ferizaj u dakodrum qe dreken me e hanger ne Ferizaj ne vendin ku edhe ndodhi shperthimi – Pasi ne te njejtin vend jemi taku disa here…(skoka kon kismet). Lutem per te lenduarit ne rastin e Ferizajt”, ka shkruar ai.

Shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të lënduar, deri më tani.

- Advertisement -

Viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë djegie të shkallës së dytë. Në mesin e personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe dy fëmijë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit