3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mogherini: Shtyrja e negociatave ishte gabim historik

Rekomandime

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Zv/Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini e ka cilësuar si një gabim historik, i cili mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur, vendimin e BE për të mos filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Duke e cilësuar si një mbledhje mjaft të vështirë, takimin e Këshillit Evropian Mogherini u shpreh se, “krerët e shteteve dhe qeverive kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Evropian.

- Advertisement -

“Kjo”, shprehet Mogherini, “është shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit